Ngritet aktakuzë ndaj Shefave të Agjencisë së Akreditimit

PUBLIKUAR

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj drejtuesve të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Blic, zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit, Liridona Kozmaqi.

Ajo ka bërë të ditur se aktakuza është ngritur më 31 gusht, derisa të akuzuar janë: Basri Muja, Ferdije Zhushi-Etemi, Armend Muja dhe Naim Braha.

“Ju informoj se më 31.08.2015, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: Basri Muja, Ferdije Zhushi-Etemi, Armen Muja dhe Naim Braha”, ka thënë Liridona Kozmaqi.

Ajo ka thënë se të akuzuarit dyshohen për veprat penale shpërdorim i detyrës zyrtare dhe marrje e ryshfetit.

“ Të pandehurit: Basri Muja, Ferdije Zhushi-Etemi dhe Armen Muja janë akuzuar për veprat penale: Shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit dhe Marrja e ryshfetit, ndërkaq i pandehuri Naim Braha është akuzuar për veprën penale Dhënia e ryshfetit”, ka thënë Kozmaqi për Gazetën Blic.

Gazeta Blic ndërkohë në një seri shkrimesh ka raportuar për keqëprdorimet e kësaj agjencie. Në këto shkrime, Gazeta Blic kishte arritur që të dokumentonte se si disa kolegjeve private, drejtuesit e AKA-së i jepnin akreditimin përkundër rekomandimeve negative të ekspertëve. Madje, në një rast ishte falsifikuar edhe dokumenti gjatë përkthimit, ku në gjuhën angleze thuhej nuk rekomandohet, derisa në gjuhën shqipe ishte përkthyer rekomandohet.

Para disa muajsh Policia e Kosovës e kishte arrestuar Feridje Zhushi- Etemin dhe Armend Mujën, nën dyshimin se ishin të përfshirë në dallavere me akreditimin e institucioneve private të arsimit të lartë.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami para disa javësh kishte marrë vendim që ta shkarkonte Basri Mujën nga drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Akreditimit, për shkak se ai dyshohej për dallavere me procesin e akreditimit. Mirëpo, Bajrami nuk e kishte prekur fare Ferdije Zhushin- Etemin, e cila është kryetare e Këshillit Kombëtar të Cilësisë, pra njeriu kryesor në akreditimin e institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovë./Gazeta Blic/

SHIKO MË SHUMË

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është...

OVL UÇK-ja fton protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka marrë vendim që të organizojë protesta...

Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, Rama: Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë për drejtësi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për protestat që po zhvillohen në kryeqytet...