Nga turbulenca lëndohen 32 pasagjerë dhe dëmtohet aeroplani (Foto)

PUBLIKUAR

Aeroplani që po udhëtonte nga Abu Dabi për në Xhakartë, është prekur nga disa turbulencave shumë voluminoze.

Për pasojë 31 udhëtarë dhe një pjesëtare e stafit të Etihad Airways, kanë marrë lëndime të konsiderueshme por pa pasoja jete, transmeton Telegrafi.

Lëvizjet që i ka bërë fluturakja 45 minuta para se të aterrojë në kryeqytetin e Indonezisë, i ka hedhur udhëtarët nga njëri skaj në tjetrin, duke iu shkaktuar lëndime kryesisht në kokë.

Këto turbulenca të befasishme, kanë bërë që të shkaktohen edhe dëmtime të mëdha në aeroplan, si dhe në bagazhin e pasagjerëve.

Sidoqoftë, aeroplani ka arritur të aterojë si duhet, duke shmangur ndonjë devijim në itinerarin e caktuar.

Personat e lënduar janë dërguar në spital, ndërsa të tjerët janë duke e marrë vetën nga momente shumë të frikshme. /Telegrafi/

Turbulenca 2

Turbulenca 3

Turbulenca 4

Turbulenca 5

SHIKO MË SHUMË

PDK s’shkon në takimin e e Haxhiut, Ismaili: Manipulim i radhës, më mirë kish me qenë i shkru Deharit

Nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili, ka thënë se partia e tij nuk do të...

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, u ka bërë thirrje partive politike...