Neutraliteti i internetit – çka mund të vihet në rrezik?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

635512351556072797-GTY-458751502-01

“Interneti duhet të jetë i përdorshëm, sikur energjia elektrike dhe uji,” tha presidenti amerikan Barak Obama në fillim të javës. Ai ka kërkuar nga Komisioni Federal i Komunikimit që të krijojë një pako rregullash “për t’u siguruar që as provajderi kabllovik e as kompania e telefonit të mos e luajë rolin e rojës së portës, duke të kufizuar çka mund të shohësh dhe të bësh në internet.”

Thirrja e presidentit për neutralitetin e internetit – nocioni se çfarëdo përmbajtje duhet të trajtohet e barabartë nga kompanitë e internetit – ka mundësi t’i shtojë zjarr një lufte që tashmë është duke zgjatur me vite të tëra.

Nxitja e Obamës për neutralitet në internet i gëzon disa dhe i inatos disa të tjerë.

Çka është neutraliteti i internetit?

Neutraliteti i internetit, gjithashtu i quajtur interneti i hapur, është parim sipas të cilit të gjitha përmbajtjet ligjore në internet trajtohen të barabarta.

Kjo do të thotë nxitje të kreativitetit dhe inovacionit pa u frikësuar se kompanitë e internetit mund të ta fshijnë ndonjë përmbajtje.

Përse kemi nevojë për rregulla të reja të internetit të hapur?

Në janar, Gjykata e Apelit e SHBA-ve, për Uashingtonin, i përmbysi shumë nga rregullat aktuale të Komisionit Federal të Komunikimit.

Ku është dallimi mes rregullave të reja të internetit të hapur dhe rregullave të vjetra?

Kjo nuk është plotësisht e qartë, pasi projekt-rregullorja ende nuk është bërë publike. Megjithatë, shumë kompani, duke përfshirë Google, Facebook dhe Twitter, kanë shprehur brengën për mundësinë që Komisioni Federal i Komunikimit t’u lejojë kompanive të internetit të kërkojnë pagesë për “linjat e shpejta” (transmetimi i shpejtë i të dhënave) dhe të bëjnë diskriminime në përmbajtje. “Nëse këto raporte janë të sakta, atëherë kjo paraqet rrezik të madh për internetin,” thuhet në një letër të nënshkruar nga më shumë se 100 kompani, duke përfshirë tri të lartpërmendurat, Amazon-in dhe Microsoft-in.

Në ndërkohë, kompanitë e internetit kanë shprehur brengën e tyre se Komisioni Federal i Komunikimit mund të tregohet shumë i rreptë.

Po ç’janë pohimet se Komisioni Federal i Komunikimit (KFK) mund të fillojë ta administrojë internetin si instrument publik?

Në vendimin e janarit, gykata ka thënë se KFK mund t’i rregullojë kompanitë e internetit nëse agjencia i riklasifikon si “provajderë të zakonshëm” – kompani private të cilat në vend që të përcaktojnë çmime për lloje të ndryshme të konsumatorëve, ua shesin shërbimet e tyre të gjithë konsumatorëve pa diskriminime, si instrumente. Disa përkrahës të neutralitetit të internetit, duke përfshirë Progressive Change Campaign Committee dhe fushatën e saj NoSlowLae.com, janë pajtuar me idenë e trajtimit të internetit “si ujë.”  Mirëpo përdoruesit e “broadband” kanë paralajmëruar në letrën e tyre se ky hap “do të impononte çmime të larta, duke i mundësuar qeverisë mikromenaxhim të paparë më parë të të gjitha aspekteve të ekonomisë së internetit.”

Po wireless-i?

Pako e mëparshme e rregullave të internetit të hapur nuk i ka përfshirë shërbimet e wireless-it, mirëpo projekt-rregulloret e reja përfshijnë një sektor që kërkon komentin e publikut për atë se a duhet ta përshijë KFK edhe wirless-in.

Do të jetë më e lehtë për të gjitha palët sapo të bëhen publike projekt-rregulloret, thotë George Foote, përfaqësues ligjor i firmës Dorsey & Witney, me seli në Uashington. “Të gjithë kanë të drejtë ta mbrojnë pozitën e tyre… Mirëpo të tërbohemi se të pasurit do ta fitojnë linjën e shpejtë ndërsa ne do të vihemi në linjën e ngadalshme as për së afërmi nuk i përshkruan rezultatet e pritura të propozimeve të Wheeler.”/kb/

 

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...