Nesër mblidhet Kuvendi, Demarkacioni nuk është në rend dite

PUBLIKUAR

Kuvendi i Kosovës të enjten do të mbajë seancën e radhës, ndërsa nga komunikata për media bëhet e ditur se Demarkacioni nuk është në rend dite.

Zyra për media e Kuvendit të Kosovës njofton se të enjten në ora 10:00 do të mblidhet kuvendi i Kosovës në seancë, ndërsa pikat e rendit të ditës janë këto:

 

  • Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  • Koha për pyetje parlamentare,
  • Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  • Votimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2015,
  • Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-106 për Ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të Kardiologjisë Invazive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës,
  • Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-104 për Ratifikimin e Marrëveshjes Përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor,
  • Shqyrtimin i Projektligjit nr. 05/L-111 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Rehabilitimit të Linjës Hekurudhore 10,
  • Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-112 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Trafikut Urban,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-101 për performancën energjetike në ndërtesa,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-105 për Mbrojtjen e Fëmijës,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-087 për Kundërvajtje,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-050 për Kinematografinë,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligji nr. 05/L-078 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-019 për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës për funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në Sektorin Publik të Kosovës për vitin 2015,
  • Shqyrtimi i Raportit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2015,
  • Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-182 për mbrojtje nga dhuna në familje,
  • Propozimi i GP të PDK-së për zëvendësimin e anëtareve në komisionet parlamentare. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...