Nëntë automjete përfshihen në një aksident në Çagllavicë, Policia jep detaje

PUBLIKUAR

Një aksident trafku mes nëntë veturave ka ndodhur sot rreth orës 15:20 në Çagllavicë. Nga ky aksident, kanë mbetur të lënduar dy persona.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas Ahmetit, tri prej veturave të përfshira në aksident kanë qenë në lëvizje, e gjashtë të parkuara.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, 9 automjete ( tri kanë qenë në lëvizje dhe gjashtë të parkuara).  Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Express

 

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...