Nëkryetari i komunës së Lipjanit Fauz Xhemajli ka pritur sot drejtorin e Organizatës “Qatar Charity”, Mahmoud Abbas Shaker me të cilin kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për vazhdimin e projektit për realizimin e hapjen së 20-të puseve për ujë të pijës në Komunën e Lipjanit.
Me këtë rast nënkryetari Xhemajli ka falënderuar drejtorin e organizatës “Qatar Charity” për vazhdimin e realizimit të këtij projekti në Komunën e Lipjanit dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë në implementimin e projekteve të përbashkëta që kanë ndikim në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Drejtori i Organizatës “Qatar Charity”, Mahmoud Abbas Shaker ka falënderuar përfaqësuesit e Komunës së Lipjanit për bashkëpunimin të mirë dhe korrekt të treguar deri më tani.
Komuna e Lipjanit në bashkëpunim me organizatën “Qatar Charity”, deri më tani kanë realizuar projektin për hapjen e 148 puseve ujë të pijës në Komunën e Lipjanit, duke i përfshirë edhe hapjen e puseve nëpër institucioneve komunale kryesisht shkollave.


