Nënkryetari Bytyqi: Ngjarja tragjike në veri, është sulm ndaj sovranitetit të Republikës së Kosovës

PUBLIKUAR

Nënkryetari Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi ka thënë se ngjarja tragjike në veri, vrasja e një polici dhe plagosja e një tjetri është sulm ndaj sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Postimi plotë nga Nënkryetari Bytyqi:

Ngjarja tragjike në veri, vrasja e një polici dhe plagosja e një tjetri është sulm ndaj sovranitetit të Republikës së Kosovës.
Ky mëngjes na tronditi të gjithëve, ngjarje të tilla tregojnë fuqinë e bandave serbe të orkesteuara nga Beogradi për të destabilizuar vendin.
Për këtë na duhet mbështetja e aleatëve tanë që sa më shpejt të zgjidhet çështja e veriut.
Ngushëllime familjes Bunjaku, shërim të shpejt policit të plagosur, sot të gjithë jemi policë!🙏🏻
Për kriminelët denim maksimal.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...