Simbolit të ‘like’ duket se do i bashkangjiten ca opsione të tjera.
Facebook Inc. po planifikon që të fusë riorganizimin e parë të butonit ‘like’ të prezantuar shtatë vite më parë, transmeton lajmi.net.
1.55 miliardë përdoruesit e këtij gjigandi të mediave sociale do të jenë në gjendje t’I përgjigjen automatikisht posteve me pesë emocione të tjera përveç ‘like’, të cilat janë: ‘angry’ (i zemëruar), “sad” (i mërzitur), ‘wow’, ‘haha’, ‘yay’ dhe ‘love’ (dashuri).
Opsionet e reja janë menduar në bazë të Top-Komenteve nëper poste të ndryshme të Facebook-ut.
Kjo veçori do quhet ‘Facebook Reactions’ dhe është testuar për disa muaj në Spanjë, Filipine, Kolumbi, Japoni dhe disa vende të tjera./lajmi.net.


