Në Twitter mund ta bllokoni edhe një fjalë të vetme, nëse nuk dëshironi ta shihni më

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Deri më tani, është ditur se Twitter iu mundëson përdoruesve, që të bllokojnë llogaritë, apo bisedat që nuk janë në interesin e tyre.

Mund të bllokohen edhe tema të caktuara, për të cilët përdoruesit nuk kanë interesim, apo edhe iu ngjallin neveri, transmeton Telegrafi.

Por, tani është përhapur edhe një video, që tregon për këtë mundësi, që ka mundur të jetë ofruar edhe më parë nga ky rrjet social.

Twitteri mundëson që të bllokohet edhe një fjalë e vetme, nëse nuk dëshironi ta shihni më, madje me shumë lehtësi.

Vetëm duhet ta selektoni fjalën e padëshiruar dhe ta mbani më gjatë, derisa del një shirit, ku duhet të zgjidhni opsionin ‘mute’.

Më pas, do të dërgoheni në një faqe tjetër, ku fjalën e padëshiruar mund ta ndaloni së shfaquri për 24 orë, shtatë ditë, 30 ditë apo përgjithmonë.

Kur të keni vendosur, se nuk iu pengon më ajo fjalë, ap fjalë të tjera që i keni bllokuar, mund të ktheheni në të njëjtën faqe dhe të zhbllokoni ato, duke mundësuar që t’ju shfaqen materiale që e kanë atë përmbajtje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...