Dhjetë kilogramë marihuanë ranë nga një avion në çatinë e një shtëpie familjare në Arizona. Policia dyshon se tregtarët e drogës meksikane e llogariten keq cakun ku kishin planifikuar ta gjuanin drogën.
Qyteti i vogël i Nogales në të cilin ndodhi incidenti është i vendosur në kufi me Meksikën, kështu që shpesh edhe frekuentohet shpesh nga kartelet e drogës gjatë transportit, transmeton Telegrafi.
Fenomeni i transportit ajror të drogës për policinë është i njohur mirë.
Në këtë mënyrë, kartelet e drogës shpesh përdorin avionët për të dëbuar drogën përtej kufirit në Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që ata të kthehen në Meksikë.
Paketat në shumicën e rasteve bien në shkretëtirë apo në plazhin që ndodhet pranë Nogales. Policia beson se në këtë rast është bërë një vlerësim i gabuar i cakut.
Banorët e shtëpisë në të cilën ra marihuana janë të lumtur për faktin se askush nuk ishte lënduar. Paketa vetëm kishte dëmtuar pjesën ku flinte qeni i tyre, transmeton Telegrafi.
“Për fat të mirë, qeni ynë Hulk është aktiv gjatë natës, kështu që në kohën kur droga goditi shtëpinë, ndoshta ai ishte jashtë duke shikuar aeroplanin”, thotë Maya Donelly, e cila me të dëgjuar zhurmën ishte zgjuar nga gjumi.
Është vlerësuar se vlera e marihuanës është pak më shumë se 20,000 dollarë. /Telegrafi/
.jpg)


