Po bëhen gati mbi dy vite që Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare – QKMF në Lipjani nuk kryen analizat më themelore për qytetaret e saj. Për të marrë shërbime shëndetësore në KPSH të Lipjanit duhet të kesh gjepin e fryre mirë pasi shumica e analizave themelore nuk mundë të kryhen në QKMF. Për këtë nevojitet të mysesh ndonjërin nga laboratorët private të cilat ju takojnë njerëzve të qeveris aktuale. Është e pakuptimtë si ka mundësi që pacientët lipjanas nuk mundë të marrin shërbim më themelor laboratorik. Ndoshta ky është edhe shkaku sepse laboratorët private të cilat funksionojnë e që udhëhiqen me mençuri pasi ujin e qojnë në mulli të tjetrit. Sa është e pamoralshme kjo po aq edhe vepër penale pasi referimet bëhen nga institucioni publik në atë privat me plot vetëdije pa pasur frik qe janë në konflikt me ligjin. Po ashtu cilësia e atyre pak analizave që kryhen në QKMF është më e ultë në tërë Kosovën këtë dëshmon edhe raportet nga spitalet ose QKMF të komunave të tjera. Si duket e tërë kjo situatë kaotike është edhe shkelje e kodit të etikës morale shëndetësore . Kjo gjendje më së shumti për muaj të tërë po i pëlqen dhe po i shkon përshtati shefit të laboratorit në QKMF-ë i cili e ka përball laboratorin e vetë për kryerjen e analizave .Le të mbete 0rganeve kompetente te analizojnë këtë gjendje të rëndë dhe të marrin masa adekuate nëse kanë pak vullnet ndërsa qytetarët lipjanas le të vlerësojnë vet .
Në repartin e emergjencës kundërmojnë erërat nga papastërtia
Edhe në repartin e emergjencës të QKMF-së në Lipjan mbretëron gjendje e rëndë dhe mjerueshme qe vërtetë nuk mundë ti përballoj syri dhe gjendja shpirtërore e cilit do qytetarë. Niveli I higjienës organizimi i punës dhe furnizimi me barna dhe material tjetër shëndetësor është në gjendjen më të keqe që nuk mbahet mend nga themelimi i këtij institucioni shëndetësor në Komunën e Lipjanit. Kundërmimi I erës dhe mungesa e plot e barnave sot karakterizojnë këtë njësi e cila duhet të ofroi shërbime për mbi 60 mijë banor të komunës se Lipjanit .. Dhe pot e shikosh numrin e pacienteve qe marrin barna ne barnatore private do te fitohet përshtypja qe jeni ne një institucion privat duke marre shërbime te domosdoshme shëndetësore. Nuk është kjo hera e pare qe kjo gjendje mbretëron ne Shëndetësinë lipjanase ky është vetëm kulmi I një menaxhimi te dobët qe sot ka Komuna e Lipjanit në lëmine e shëndetësisë, thuhet në kuntes, PDK.


