Deri në dhjetë sauditë ndryshojnë emrat e tyre çdo ditë. Sipas një burimi të Agjencisë për çështje civile të Ministrisë së Brendshme të Arabisë Saudite, ndryshimi i emrave bëhet kryesisht nga femrat.
“Shumica e aprovimeve për ndryshim emri bëhet për femrat të cilat kërkojnë emra më tërheqës, duke pretenduar se me këtë ato do të dukeshin edhe më të bukura”, citohet të ketë thënë burimi, transmeton Telegrafi.
Ai tha se edhe pse një numër i emrave që janë ndryshohen nuk kanë të bëjnë me ndonjë tabu fetare apo shoqërore, bartësit e tyre shprehen më të “etur” për të marrë emrat më modern. /Telegrafi/


