Në Lipjan shënohet Dita botërore e zemrës

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit së bashku me AQH që financohet nga Agjencia Zvicërane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga Swiss TPH ka organizuar shënimin e Ditës Botërore të Zemrës në qytetin e Lipjanit.

 

Kryetari Imri Ahmeti ka falënderuar AQH për këtë fushatë duke thënë se është në dobi të qytetarëve për ruajtjen e shëndetit.

 

Ky aktivitet kishte për qëllim ndërgjegjësimin e popullatës për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe përmisimin e cilësisë së shëndetit të tyre, njofton Komuna.

 

Me këtë rast qytetarët patën mundësi të marrin këshilla nga profesionistë shëndetësor për sëmundjen e zemrës dhe ruajtjen e shëndetit.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...