Në Kumanovë po kthehet normaliteti

PUBLIKUAR

Kumanova duket se po i kthehet normalitetit, pas dy ditë gjendje emergjence dhe konflikti mes policisë dhe grupeve civile.

Raportimet e fundit nga Kumanova për Gazetën Express tregojnë se policia është larguar nga pjesët e qytetit të banuara me shqiptarë, ku nga e shtuna kishin krijuar postblloqe. Po ashtu, edhe qytetaret kanë filluar të dalin dhe të lëvizin pas tmerrit që përjetuan për dy ditë rresht.

Në Kumanovë aktualisht kanë ardhur hetues dhe teknik të kriminalistikës dhe ekspertizës ligjore që po kryejnë punën e tyre pas konfliktit dy ditorë në këtë qytet, raporton Gazeta Express.

Mësohet se familje të shumta janë nisur edhe të dielën për në komunën e Likovës, po ashtu e banuar me shqiptarë, ku po gjejnë vendstrehim.

Nga ana tjetër, po sot, kryetari komunës së Kumanovës kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe kishte njoftuar edhe mbylljen e shkollave gjatë ditëve në vijim
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës për sot

Gjatë ditës së sotme litri i naftës në Kosovë do të shitet me 1.79...

Gjuajtje me armë zjarri në një aheng në Kaçanik, sekuestrohen 65 fishekë e 15 gëzhoja

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 22:30, Policia në Kaçanik ka pranuar informatën se...

Tragjedia në Malishevë: Çifti bashkëshortor u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Kërvasari të...