Në Kumanovë paralizohet gjithçka, ndërpritet edhe mësimi

PUBLIKUAR

Kryetari i Kumanovës, Zoran Damianovski në një konferencë të jashtëzakonshme për media të Shtabit Komunal të Krizës ka thënë se numri i atyre që janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të përleshjeve të armatosura nuk dihet pasi që nuk kanë informacione zyrtare, por vetëm nga mediat dhe rrjetet sociale.

Ai, po ashtu nuk ka dhënë detaje as për numrin e të vrarëve apo të plagosurve, duke ju referuar vetëm të dhënave të MPB-së maqedonase, raporton Indeksonline.

Damianovski tutje tha se Kumanova shquhet për tolerancë ndëretnike dhe multikulturalizëm, prandaj kërkoi që kjo të ruhet edhe më tej.

I pari i Kumanovës, po ashtu ka njoftuar se ndërpritet procesi mësimor deri në qetësimin e gjendjes, kurse katër objekte komunale janë liruar për t`i pritur refugjatët e zonës së përleshjeve./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Rasti i rëndë në Malishevë, Prokuroria konfirmon se i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë është burri i saj

Prokuroria e Gjakovës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur në...

Ky është çmimi i naftës për sot

Gjatë ditës së sotme litri i naftës në Kosovë do të shitet me 1.79...

Gjuajtje me armë zjarri në një aheng në Kaçanik, sekuestrohen 65 fishekë e 15 gëzhoja

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 22:30, Policia në Kaçanik ka pranuar informatën se...