Në Komunën e Lipjanit filluan korrje-shirjet

PUBLIKUAR

Sot edhe zyrtarisht ka filluar fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Lipjanit. Këtë fushatë nga afër e ka përcjellur edhe Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Shefqet Amërllahu i cili ka uruar bujqit lipjanas për fillimin e fushatës së korrje-shirjeve për vitin 2018, pavarësisht asaj që nuk ka pasur rendimente të kënaqshme të grurit, për shkak të motit të lig që ka mbretëruar në Komunën e Lipjanit.
“Rendimenti nuk është i kënaqshëm për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, por edhe cilësia e grurit nuk është e mirë dhe ka humbje të mëdha, megjithëse rendimentet tek ne shkojnë rreth 3.4 tonë për hektarë”, ka thënë drejtori i Bujqësisë Shefqet Amërllahu.
Fushata e korrje-shirjeve pritet të përfundojë brenda dy ose tri jave, nëse mban moti i mirë dhe pa reshje.

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...