Burrat nuk kanë kohë që t’i kushtojnë kohë grave, duke i konsideruar kërkesat e tyre ‘punë femrash’.
Por, jo edhe ky burrë i cili e ndihmoi gruan, e cila ka probleme me shikim.
Kur zonjën e tij e kishte zënë paniku dhe nuk shihte mirë ngjyrat e produkteve kozmetike, ai është afruar dhe i ka zgjedhur të gjitha tonet që i përshtaten lëkurës së saj.
Personi që e ka bërë fotografinë, ka thënë se: “Pasi zgjodhën të gjitha gjërat kozmetike, ai e puthi në ballë dhe u larguan ngadalë”, transmeton Telegrafi.
Kjo fotografi që besohet të jetë bërë në Missouri të Shteteve të Bashkuara, ka marrë mbi 100 mijë pëlqime, ndërsa komentet për të janë shumë emocionale.
Llogaria në Facebook ‘Lova What Matters’, është vënë në kërkim të këtij çifti bashkëshortor, për të mësuar më shumë rreth historisë së tyre të dashurisë. /Telegrafi/


