Në fshatin Shalë përurohet çerdhja e re

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Gati 3 vjet qeverisje, Kurti u tregon mërgimtarëve në Berlin çfarë ka bërë si Kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje njofton se kryeministri Albin Kurti i shoqëruar me zyrtarë të qeverisë, ka...

Tri punët më të mira për njerëzit në depresion

Është vërtetuar shkencërisht se zgjedhja e duhur e punës ka një efekt pozitiv në...

 

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i shoqëruar me bashkëpunëtorët e tij sot ka qëndruar në fshatin Shalë, për të përuruar çerdhen e re e cila që nga sot ka filluar punën dhe që do të jenë në dispozicion për 70 fëmijë të kësaj zone, njofton Komuna.

Kryetari Imri Ahmeti ka uruar banorët e Shalës dhe fshatrave për rreth për fillimin e punës së çerdhës së re, ku tha se është ndjenjë e veçantë përurimi i kësaj hapësire me standarde të larta dhe kushte moderne, e cila do të shërbejë për edukimin e fëmijëve në moshë të hershme.

“Vërtetë është kënaqësi që të ofrojmë kushte dhe ambiente të mira për fëmijët tanë dhe natyrisht ndihem jashtëzakonisht mirë sepse në këtë pjesë të largët nga qyteti, ka qenë jashtëzakonisht e nevojshme ku përveç Shalës e Krojmirit edhe fshatrat përreth mund t’i sjellin fëmijët e tyre në këtë çerdhe”, u shpreh kryetari Ahmeti.

Ai ka theksuar se ndërtimi i kësaj çerdhe ishte edhe premtim që edhe nëpër fshatrat e komunës sonë të ndërtohen hapësira të tilla, në mënyrë që të gjithë atyre prindërve që punojnë të t’iu krijohen mundësi shtesë lehtësimi për vendosjen e fëmijëve të tyre në institucione publike.

Ky projekt është realizuar nga buxheti i Komunës së Lipjanit në vlerë mbi 220 mijë euro. Gjashtë muajt e parë do të jenë falas, ndërkaq pas gjashtë muajve do të aplikohet një pagesë simbolike 30 euro për fëmijë.

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohen dy persona në Lipjan, ju gjendet marihuanë

Policia Kosovës ka njoftuar janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, (njëri i mitur),...

Rrahje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje  janë rrahur mes vete  gjashtë të...

Lipjanasi ushtron dhunë psikike ndaj një femre

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull...