Në fshatin Hallaq i Madh vendoset shtatorja e Heroit të Kombit Arsim Zeqiri (FOTO/VIDEO)

PUBLIKUAR

Në fshatin Hallaq i Madh vendoset shtatorja e Heroit të Kombit Arsim Zeqiri

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës Imri Ahmeti sot është bërë zbulimi i shtatores së Heroit të Kombit Arsim Zeqiri.

Kryetari Imri Ahmeti, tha se Lipjani ndihet krenar që pati një djalë si Cima¸ një trim që edhe pse në moshë të re ai ju bashkua UҪK-së për ti dale në mbrojtje vendit dhe popullit tonë. Andaj ne sot po sjellim në vendlindjen e tij Arsimin tonë, po e sjellim në oborrin e shkollës për të cilën kishte mallë që të shkon te në liri, dhe kjo është më e pakta që ne mund të bëjmë sot për të¸ duke ditur sakrificën e tij që ai bëri për ne dhe për këtë dhe.

“Ka vetëm një rrugë në për të cilën ecën historia e lirisë. Ajo është rruga e gjakut të dëshmorëve të kombit, të cilët në kthesën e madhe historike, ishin të gatshëm të falin gjakun prejardhjen e lirisë”, tha Kryetari Ahmeti.

Në fund të këtij organizimi kishte edhe një program kulturoro artistik, ku pastaj u vënë kurora lulesh pranë shtatores së Heroit të Kombit Arsim Zeqiri.


Image may contain: one or more people, crowd and outdoor
Image may contain: one or more people, people standing, crowd and outdoor
Image may contain: one or more people, people standing, sky, child and outdoor

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...