Në Ditën e Pavarësisë Komuna feston në Lipjan, opozita proteston në Prishtinë!

PUBLIKUAR

Kosova këtë të mërkure feston 8-vjetorin e e shpalljes së pavarësisë së saj. Komuna e Lipjanit tashmë ka bërë të ditura aktivitetet për shënimin Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, të cilat do të nisin nga 15 shkurti e do të vazhdojnë deri më 17 shkurt.

Përderisa, Qeveria aktuale fton qytetarët për të festuar shpalljen e pavarësisë, nga ana tjetër opozita fton qytetarët për të kërkuar dorëheqjen e kësaj qeverie të vendit. Opozita tashmë ka mbajtur edhe në Komunën e Lipjanit  një tubim mobilizues ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Nisma për Kosovën Fatmir Limaj, i cili u tha Lipjanasve se kanë arsye edhe më të fortë për të protestuar duke aluduar gjithherë në pjesëmarrjen sa më aktive të qytetarëve për të mbështetur sipas tyre kauzën e protestës së opozitës dhe revoltën e tyre kundër qeverisë aktuale./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...