Në Beograd e pranojnë: Asociacioni as që mund të krahasohet me “Republikën Serbe”

PUBLIKUAR

Mediat në Serbi raportojnë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk mund të krahasohet fare me të ashtuquajturën “Republikë Serbe” në Bosnje e Hercegovinë.

Ky Asociacion, sipas marrëveshjes së zbardhur nga vetë Bashkimi Evropian, do të jetë në përputhje të plotë me ligjet e Kosovës.

Portali i njohur beogradas “B92” shkruan se ndonëse Beogradi do të mund t’u ndihmojë serbëve të Kosovës financiarisht në fusha që kanë të bëjnë ngushtësisht me jetën e përditshme, përgjegjësia më e madhe do të bie mbi supet e vetë serbëve vendas.

Kjo nënkupton se Serbia do ta ndërrojë përfundimisht kursin politik ndaj Kosovës, duke ua lënë serbëve lokalë të vendosin për fatin e tyre, transmeton lajmi.net.

Nenad Gjurgeviq nga “Forumi për marrëdhënie etnike në Beograd”, ka thënë se përgjegjësinë kryesore do ta kenë njerëzit e zgjedhur në komunat gjegjëse, sepse ata do të jenë pjesë e Asociacionit.

Gjurgjeviq ka vlerësuar se krahasimi mes përgjegjësive të Asociacionit me ato të “Republikës Serbe” është krejtësisht i pamundur.

“Shikuar edhe ligjërisht, Asociacioni nuk do të jetë kurrfarë pushteti i tretë”, theksoi Gurgjeviq dhe shtoi se ky mekanizëm as që mund të krahasohet me “Republikën Serbe” sepse Asociacioni, thjesht, nuk i ka kompetencat dhe statusin që “Republika Serbe” e gëzon në kuadër të Bosnje e Hercegovinës.

SHIKO MË SHUMË

Qendra “Gjenocidi në Kosovë’ kërkon të shpallet gjendje e jashtëzakonshme pas verdiktit të Hagës

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka paralajmëruar mbajtjen e një konference...

Më 26 shtator protestohet në Gjermani kundër dënimit të ish-krerëve

Më 26 shtator, në Dusseldorf të Gjermanisë, është paralajmëruar një protestë në mbështetje të...

Ali Ahmeti përkujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: Kujtimi për ju është i përjetshëm

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përkujtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, në 28-vjetorin e...