Në 2015-n u importuan vetëm 2120 arka fiskale

PUBLIKUAR

Çmimi i arkave fiskale në vend edhe më tutje vazhdon të jetë shumë i lartë, pavarësisht se çmimi real i tyre është shumë më i ulët. Në bazë të të dhënave që ka siguruar gazeta “Zëri” nga Dogana e Kosovës shihet qartë se çmimi i një arke fiskale të importuar në Kosovë është 130 euro.
Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës, ka treguar se gjatë vitit 2015 dhe në tremujorin e parë të këtij viti janë importuar vetëm 2120 kasa regjistruese, pajisje për të gjitha llojet e bizneseve.

Sipas Doganës, gjithsej vlera e tyre ka qenë 287,200 mijë euro e që mesatarja e çmimit për një arkë është 130 euro për copë. Për 2120 arka është paguar taksë doganore rreth 30 mijë euro dhe rreth 55 mijë euro TVSH. Po sipas të dhënave të Doganës, të gjitha këto pajisje janë importuar nga Bullgaria. Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, ka thënë se çmimet kanë qenë enorme të larta për fiskalizmin e naftëtarëve. Ai ka thënë se ankesat e naftëtarëve kanë qenë dhe mbetën të mëdha, pavarësisht se çmimi i tyre është ulur për 50 për qind.

“Naftëtarët e ngritën zërin se çmimet e ofruara nuk mund t’i përballojnë sepse në regjion një pikë karburanti komplet që të jetë e pajisur me arkë fiskale dhe sistem fiskal paguan 2000 deri në 3000 euro”, tha Berjani. Ndërkohë Shaban Sylaj, pronar i kompanisë “Intertrans Cop” nga Suhareka, ka thënë se është gjobitur dy herë nga ATK-ja në vitin e kaluar, ngase nuk e ka pasur të instaluar sistemin fiskal që është kërkuar sipas Udhëzimit Administrativ të fundit, ani pse ka pasur arkë fiskale. /Zëri/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...