Ndryshojnë temperaturat, këtë javë priten reshje bore

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferikë, ndërsa si pasojë e vranësirave të dendura e herë–herë konvektive do të krijohen kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

IHK njofton se sa i përket temperaturave ato do të pësojnë rënie sidomos në vlerat e maksimaleve.Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-22 gradë Celsius.

Dita e martë do të shënoj rënie në vlerat e maksimaleve, parashihen reshje shiu në vise të ulëta dhe vise me lartësi mesatare, derisa në viset malore me lartësi mbi 1500m mbi nivel të detit, reshjet e shiut do të jenë të shoqëruara edhe me fjolla bore.

Sipas parashikimeve numerike dhe sinoptike reshjet parashihen të fillojnë diku në orët e vona të ditës së hënë për të vazhduar edhe ditën e marte.

Të mërkurën reshjet do të zvogëlojnë intensitetin, kurse të enjten parashihen edhe rreze dielli. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-16m/s.

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...