“Ndihem krenare për trupin tim”, Kourtney Kardashian tregon bukurinë natyrale pa editim të fotografive

PUBLIKUAR

Kourtney Kardashian me krenari ka pozuar për disa poza mahnitëse pa filtër e veshur vetëm në bikini, teksa ndodhej në shtëpinë e nënës së saj, Kris Jenner, në Palm Springs.

Derisa krenohej me bukurinë e saj natyrale pranë pishinës gjatë ditës së hënë, 42-vjeçarja mori vlerësim të madh nga fansat e saj për moseditimin e fotografive, shkruan DailyMail.

Kur familja Kardashian-Jenner kritikohen vazhdimisht për editim të imazheve, nëna e tre fëmijëve ka befasuar 141 milionë ndjekësit e saj me ekspozimin e trupit natyral dhe pa ndërhyrje të Photoshop-it.

Postimi i saj ka marrë më shumë se 1.2 milion pëlqime dhe mijëra komente brenda vetëm një ore, me fansat që e uronin për promovimin e figurës që i ndihmon ata të mos ndihen ‘të turpëruar’.

Majin e kaluar, pasi ajo fitoi disa kilogramë, Kardashian kishte deklaruar se ndihet krenare për trupin  e saj.

Foto: Kourtney Kardashian/DailyMail

Duke folur për GQ Mexico në dhjetor të vitit 2018, Kourtney kishte thënë: “Ka momente kur më intereson ajo se çfarë thonë njerëzit dhe disa të tjera kur nuk e bëj fare”.

“Unë duhet të praktikoj vazhdimisht vetëbesimin dhe t’i kujtoj vetes se komentet negative vijnë nga njerëz që nuk më njohin vërtet dhe nuk janë në situatën time”, vazhdoi ajo.

Foto: Kourtney Kardashian/DailyMail

Por, ndryshe nga Kourtney, motrat e saj më të vogla Kim dhe Khloe marrin rregullisht reagime për ndryshimin për editimin e fotografive të tyre. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Në pritje të ëmbël, Xhuli shfaqet në këtë gjendje rrugëve të Prishtinës

Juliana Nura, e njohur për publikun si “Xhuli”, vazhdon të jetë një nga femrat...

Klodi rrëfen si lindën ndjenjat për Elijonën: “Gjithçka nisi brenda Big Brother-it”

Finalja e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli emocione vetëm në fushën...

Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...