Kompania Pastrimi Njësia Lipjan përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj ndezjes së një kontejneri nëntokësor në rrugën Skënderbeu në Lipjan, për të cilin rast ka raportuar edhe LipjaniNews më herët.
Në këtë rast ka reaguar edhe ekipi i zjarrfikësve ku ka lokalizuar dhe ka shuar zjarrin.
Më poshtë gjeni reagimin e Kompanisë Pastrimi Njësia Lipjan:
Kompania Pastrimi Njësia Lipjan reagon për ndezjen e kontejnerit nëntokësor në rrugën Skënderbeu, nga qytetaret e pa ndërgjegjshëm dhe neve si kompani këto gjera andaj vështirësojnë kryerjen e shërbimit në qytetin tonë andaj kërkojë nga organet kompetente nga Inspektorati dhe Policia të na ndihmoj në zbardhjen e këtij rasti ju lutem edhe një herë qytetarëve të jenë sa ma të kujdesshëm, faleminderit për mirëkuptim.


