Ndërtohet Arka e Noes, të krishterët presin shiritin(Foto)

PUBLIKUAR

Një grup i të krishterëve të cilët besojnë se çdo fjalë e Biblës është e vërtetë kanë prerë shiritin në Arkën e Noes, një imitim 510 metra e gjatë që ka kushtuar më shumë se 100 milionë dollarë për t’u ndërtuar, shkruan Daily Mail.

Arka e Noes është ndërtuar në Kentucky, rreth 20 milje në jug të Cincinnatit nga australiani Ken Ham.

Projekti për ndërtimin e saj kishte nisur që në  vitin 2010 dhe nuk është pritur mirë nga kritikët.

Arka e Noes është ndërtuar duke u bazuar në dimensionet biblike, ku në brendësi të saj gjendet skena biblike dhe dinozaurë të vegjël.

Për projektuesin Ham, Arka e Noes është një dëshmi se tregimet e Biblës janë të vërteta.  Ajo do të jetë e hapur për publikun duke filluar nga nesër, transmeton syri.

Arka e Noes mbetet një nga misteret më të pazgjidhura deri më sot. Sipas traditës biblike, Arka kishte përmasa gjigande për kohën e vetë dhe u ndërtua nga Noe, pas urdhrit të Zotit, për të shpëtuar familjen e tij dhe një numër të vogël kafshësh të ndryshme, nga përmbytja që do të vinte më vonë.

2 a

3 a

4 a

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...