Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” sh.a. njofton konsumatorët e fshatrave të Komunës së Lipjanit, Poturovc dhe Torinë, se gjatë ditës së sotme jemi detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm , për shkak të vërshimeve nga reshjet atmosferike, duke filluar nga ora 16:00.
Ndërprerja e furnizimit me ujë është bërë për shkaqe sigurie të shëndetit publik, pasi që tre puset që i furnizojnë me ujë të pijshëm këto dy fshatra janë mbushur me ujë atmosferik.
Posa të bie niveli i ujërave sipërfaqësore, furnizimi me ujë të pijshëm do t’i kthehet normalitetit, por kjo varet nga kushtet atmosferike.