Ndërkombëtarët: Ushtria, veç përmes Kushtetutës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Ambasada e SHBA-së dhe ajo e Gjermanisë thonë se Kosova duhet ta formojë ushtrinë përmes ndryshimit të Kushtetutës, duke e kundërshtuar kështu paralajmërimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për formim të ushtrisë vetëm përmes ndryshimit të ligjeve

Pavarësisht paralajmërimeve të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj se ushtria mund të bëhet nëpërmjet ndryshimeve ligjore, bashkësia ndërkombëtare po vazhdon të këmbëngulë se një gjë e tillë duhet të ndodhë me anë të ndryshimeve kushtetuese.

Nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Prishtinë kanë thënë për “Zërin” se SHBA-ja përkrah tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura përmes amendamentimit të Kushtetutës.

Njësoj kanë pohuar edhe zyrtarë të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, të cilët kanë thënë se ushtria duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe në koordinim të plotë me NATO-n, shkruan më tutje “Zëri”.

Pavarësisht kësaj, drejtuesit e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e FSK-së konsiderojnë se kundërshtimi i ndërkombëtarëve nuk është kategorik sa i përket planit “B” për bërjen e ushtrisë.

Sipas tyre, nëse ushtria nuk bëhet me anë të ndryshimeve kushtetuese, atëherë ajo mund të bëhet edhe nëpërmjet planit “B”, përmes ndryshimeve ligjore.

 

SHIKO MË SHUMË

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...