Ndalohet shoferi që e preu veturën për ta pasur më freskët (Foto)

PUBLIKUAR

Një shofer nga Yorkshire e Britanisë së Madhe, e ka prerë dhe hequr pjesën e sipërme të veturës, vetëm që ta ketë më freskët.

Nuk bëhet i ditur identiteti i burrit, që e ka ndryshuar kështu modelin e Ford Ka, në mënyrë që të freskohet derisa është duke vozitur.

Derisa të tjerët hapin dritaret apo lëshojnë kondicionerin, ai ka zgjedhur këtë mënyrë bizarre që të freskohet në veturën në lëvizje, transmeton Telegrafi.

Por, kjo nuk i ka pëlqyer policëve, të cilët e kanë ndaluar dhe ia kanë konfiskuar veturën.

Për më keq, kompania e sigurimeve e ka cilësuar këtë si dëmtim të qëllimshëm nga pronari, dhe nuk do t’i kompenzojë asgjë./Telegrafi.com

Ndalohet shoferi që e preu veturën vetem qe ta kete me fresket foto 2

Ndalohet shoferi që e preu veturën vetem qe ta kete me fresket foto 3

Ndalohet shoferi që e preu veturën vetem qe ta kete me fresket foto 4

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...