NatEV nga Kosova fiton garën e NASA-s

PUBLIKUAR

Projekti i grupit të studentëve nga Kosova “NatEv Explorer” ka fituat çmimin “People’s Choice Award” në kuadër të garës “NASA Space Apps Challenge”.

Projekti i tyre ka marr 68903 vota, ndërsa konkurrenti nga Universiteti i Garbosit të Bullgarisë, 54321 vota.

Për ta fituar këtë çmim ishin 15 projekte nga vendet e ndryshme të botës, të cilat gjatë votimit online morrën gjithsej 156.007 vota.

Duke parë konkurrencën e ngushtë me një grup tjetër studentësh konkurrent nga Universiteti i Garbosit të Bullgarisë, që po zhvillohet në votimin online, ishte kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa që përmes Facebook-ut, kërkoi nga përcjellësit e profilit të tij në këtë rrjetë social, të mobilizohen për të votuar të rinjtë e projektit NatEv Explorer.

Pak orë më pas, të njëjtën kërkesë e bëri edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, i cili u pasua nga politikanët tjerë të pozitës dhe opozitës si dhe nga figura të sferës së publicistikës, artit e më gjerë.

Kjo fushatë theu edhe kufijtë shtetërorë duke mobilizuar edhe politikanë dhe fytyra tjera publike në pjesë tjera të banuara me shqiptar.

Është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai që i dha edhe një shtytje këtij votimi “online”, ndërsa nga Maqedonia të njëjtën thirrje e bëri publicisti Kim Mehmeti.

Mbështetje të madhe për garuesit kosovarë përmes rrjeteve sociale kanë dhënë edhe shumë qytetarë.

Projekti “NatEv Explorer”, është një platformë e bazuar në ‘ëeb’, ku sinkronizohen të dhënat në kohë reale të satelitëve të NASA dhe bën klasifikimin e dukurive gjeologjike duke përdorur inteligjencë artificiale.

NatEv Explorer zgjidh sfidën e ashtuquajtur “Volcanoes, Icebergs and Cats from Space”.Kjo sfidë ka të bëjë me zbulimin e dukurive natyrore nga hapësira siç janë: erupsionet vullkanike, vërshimet, tornadot, shkrirjet e akullnajave, zjarret në male/pyje, aurorat, etj.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...