Mustafa:Jabllanovic nga sot nuk është pjesë e kabinetit qeveritar

PUBLIKUAR

Kjo është bërë e ditur në një konferencë për media nga Kryeministri Isa Mustafa.

Mustafa ka thënë se Jabllanovic nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar por nuk ka bërë me dije nëse e ka shkarkuar atë apo ka dhënë dorëheqje.

Mustafa nuk ka pranuar pyetje nga gazetarët.

Ndërkohë, Kryeministri Mustafa ka folur edhe për tema tjera. ai ka adresuar edhe çështjen e mosngritjes së pagave ndërsa ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithë shërbyesve civilë dhe të sindikatave, në lidhje me Kontratën Kolektive. Ai ka thënë se Kontrata Kolektive do të zbatohet, por që për momentin buxheti i vendit nuk mund ta përballojë rritjen e pagave.

Po ashtu, gjatë konferencës për media që mbajti sonte, Mustafa ka thënë se Trepça është pronë e Kosovës dhe se nuk do të merret asnjë vendim për të, pa u konsultuar së pari me ekspertë të fushës, grupet e interesit dhe qytetarët të cilët drejtpërdrejt preken nga vendimet e qeverisë./www.gazetaexpress.com/

SHIKO MË SHUMË

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve...

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin...

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë skema sociale me numrin më të madh të...