Mustafa uron besimtarët ortodoksë për Festën e Pashkëve

PUBLIKUAR

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë në Republikën e Kosovës dhe më gjerë, me rastin e kremtimit të Festës së Pashkëve.

“Duke shprehur urimet më të përzemërta, kryeministri Mustafa theksoi se kjo festë përcjellë te njerëzit e vullnetit të mirë mesazhet dhe vlerat më të larta të shpresës, sakrificës, humanizmit, mirëkuptimit e tolerances”, thuhet në një njoftim të Kryeministrisë.

“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të gjithë besimtarëve ortodoksë ua uroj Pashkët, me shpresën që kjo festë e shenjtë të sjellë më shumë dashuri, harmoni dhe begati për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shtuar kryeministri Isa Mustafa, duke shprehur dedikimin e Qeverisë dhe qytetarëve për kultivimin dhe forcimin e mëtejshëm të vlerave tradicionale të harmonisë në Republikën e Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...