Mustafa për aksionin e Vetëvendosjes: Në këtë vend ka kriminelë të fshehur pas petkut politik

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ndaj aksionit të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët dje u nisën për tek shtëpia e tij në Prapashticë.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, postim në të cilin kryeministri ka “harruar” se në gjuhën shqipe ekziston edhe shkronja “ë”, ka shkruar se ata që organizuan këto veprime duhet të përgjigjen para ligjit.

Ja postimi i plotë i kryeministrit Mustafa në Facebook:

Dje kreret e Vetevendosjes me militantet e tyre atakuan, rrezikuan dhe shqetesuan familjen time te ngushte dhe te gjere ne shtepite dhe pronat e tyre ne Prapashtice.

E penguan lirine dhe privatesine e tyre, frikesuan dhe traumatizuan mesat dhe niperit e mij, femij te vegjel.

Ata, te moshes dy, pese e tetevjecare nuk e kuptojne se dikush mund te dhunoje te drejten e tyre, qetesine dhe sigurine ne kopshtin, ne hululajat e tyre.

Nuk e kuptojne se ne kete vend ka kriminel te fshehur pas petkut politik, djem e vajza te nenave e baballareve qe i japin te drejte veti te shkelin mbi te drejten e femiut, mbi te drejten e familjes, mbi te drejten e prones.

Femijet akoma nuk kane arritur te mesojne per fashizmin dhe as per kmerret e kuq, per historine dhe krimet e tyre, por ata dje perjetuan kercenim te njejta, ata i pane kmerret e kuq me yll prane deres se tyre.

Femijet nuk e kuptojne, por duhet ta kuptojne ata qe organizuan dhe bene veprime te tilla, se kjo nuk iu lejohet. Se ata duhet te pergjigjen para ligjit per veprime e tyre.

Duhet ta kuptojne edhe organet e rendit dhe te drejtesise se nuk mund ti mbyllin veshet dhe te behen te shurdher dhe te verber ndaj atyre qe publikisht kercenojne shtetin, sepse pergjegjesite tona per shtetin dhe vendimet shteterore, nuk jane ceshtje private.IM (sic) /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia njofton për dy raste të dhunës në familje, një grua dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka njoftuar për dy raste...

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët...

Murati: Të hënën ekzekutohen shtesat për punëtorët e sektorit privat

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se të hënën e ardhshme...