Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk kanë qenë në dijeni më herët se çka do të ndodhë në Kumanovë.
Mustafa tha në RTK se po ta dinin do të ndërmerrnin diçka në mënyrë që të parandalohej ajo ngjarje.
Sipas kryeministrit, kjo ngjarje ka ndikuar në marrëdhëniet në mes dy vendeve e po ashtu ka treguar se për këtë ngjarje ka folur në Tiranë edhe me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, si dhe me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti.