Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar për lajmin në lidhje me tenderin e kryeministrisë, të cilin e fitoi djali i tij, Besniku.
Sipas Mustafës, nuk ka asgjë te keqe që automjeti BMW të servisohet në një servis të autorizuar, transmeton infodirekt.tv.
Ai lajmin për këtë e ka quajtur, marri e budallallëk
Lexojeni postimin e plotë të Mustafës:
“Po lexoj se nje makine BMW, qenka servisuar nje nje servis qe e menaxhon djali im Besniku, nje vlere rreth 2,900 euro. Nuk e kam ditur per kete, por nuk shoh asgje te keqe qe automjeti te servisohet ne nje servis te autorizuar.
Shoh marri e budallallek qe kjo te behet lajm, sepse nuk eshte lajm nese disa mjeshter punojne dhe e rregullojne nje makine. Lajm i keq per neve eshte etja qe te skandalizohen dhe te kriminalizohen ata qe punojne”./Infodirekt.tv/.


