Mustafa ngushëlloi Merkelin pas sulmeve në Munih

PUBLIKUAR

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vdekurve si dhe popullit e Qeverisë Gjermane, pas akteve vdekjeprurëse në Munih.

“Jemi të shokuar nga ngjarjet që ndodhën nga sulmi i mbrëmshëm vdekjeprurës në Munih. Qytetarët e Kosovës janë thellësisht të prekur dhe të pikëlluar nga ky akt barbar që la të vdekur shumë njerëz të pafajshëm. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe lutemi për shërimin e të plagosurve”, thuhet në telegramin e kryeministrit Mustafa.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, ka shprehur solidaritetin e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës me popullin dhe Qeverinë Gjermane, në këto momente të vështira../Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit: Pritjet në kufi deri në 20 minuta

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës nuk ka pritje të gjata. Sipas të...

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së...

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit,...