Ministri Hoti konfirmon nisjen e inspektimeve në QPS-në e Pejës për rastin e Arlinda Zekajt

PUBLIKUAR

Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka konfirmuar se kanë nisur inspektimet në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra ditë më parë në Vitomiricë të Pejës.

I pyetur nëse kanë filluar inspektimet për të shqyrtuar veprimet e këtij institucioni lidhur me rastin, Hoti është përgjigjur se procesi ka nisur. “Po”, ishte përgjigjja e tij e shkurtër.

Ndryshe, inspektimet pritet të ndihmojnë në sqarimin e rrethanave dhe të trajtimit institucional të rastit, në të cilin Arlinda Zekaj kishte raportuar më herët dhunën dhe kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet.

SHIKO MË SHUMË

Vrasja e Arlinda Zekajt – Përveç Prishtinës e Ferizajt, sot protestohet edhe në Pejë: Kërkojmë drejtësi

Protestat për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe për të gjitha gratë e vrara në...

Një e mitur në Pejë raporton se ka kryer marrëdhënie seksuale me një person, i dyshuari arrestohet dhe ndalohet për 48 orë

Një e mitur ka raportuar dje në Policinë e Pejës se ka kryer marrëdhënie...

Familja e Arlinda Zekajt i bashkohet protestës në Prishtinë

Familjarët e Arlinda Zekajt i janë bashkuar par a pak çastesh protestës që ka...