Mustafa: I lumtur dhe krenar për pranimin e Kosovës në UEFA

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ndihet shumë i lumtur dhe krenar që Kosova arriti të anëtarësohet në UEFA.

Mustafa, i cili gjendet edhe vetë në Budapest, ka thënë se futbolli kosovar së shpejti do të jetë edhe anëtar i FIFA-s.

Shënimi i plotë i kryeministrit:

“Të dashur miq,

Ndihem shumë i lumtur dhe krenar që shteti ynë sapo arriti edhe një sukses kulminant historik.

Futbolli kosovar nga sot është anëtar i familjes evropiane të futbollit, UEFA-s. Shumë shpejt edhe i FIFA-s. Kosova po përjeton një periudhë të sukseseve të jashtëzakonshme.

Rezultatet kulminante, produkt i përkushtimit tonë dhe përkrahjes së miqve ndërkombëtar, do të vazhdojnë në ditët në vijim. Të ndihemi krenar me Atdheun tonë!”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Pacolli: Ndalen punimet në 9 gurthyes ilegalë

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar ndalimin e...

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Prishtinë

Prishtinë, 14 gusht 2026 – Një person i dyshuar për kryerjen e një grabitje,...

Kurti i përgjigjet Abixhikut: E ndoqa qëndrimin e mikut tim – nuk është pak ta marrësh Kryetarin e Kuvendit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar sot qëndrimin e LDK’së që e prezantoi...