Mungon prokurori, shtyhet gjykimi për vrasjen e rëndë në Lipjan

PUBLIKUAR

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka dështuar gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, B.B dhe B.B

Arsyeja për mos mbajtjen e seancës ka qenë mungesa e prokurorit Shkelzen Ibrahimi, për të cilin kryetari i trupit gjykues Vehbi Kashtanjeva, ka deklaruar se Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë kërkesë për shtyrjen e seancës, sepse prokurori i rastit Ibrahimi është duke përfaqësuar organin e akuzës në një rast tjetër.

Të pranishëm në seancën e së premtes kanë qenë të akuzuarit B.B dhe B.B mbrojtësit e tyre, avokatja zëvendësuese Leonora Dervishaj – Pacolli dhe avokati Nikë Shala dhe përfaqësuesi i mbrojtësit të viktimave B.B.

Meqenëse, nuk kishte kushte për mbajtjen e seancës, gjykatësi Kashtanjeva e shtyri seancën deri më 8 nëntor 2018, ora 9:30.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 12 tetor 2015, pretendohet se B.B dhe B.B, më 14 shkurt 2015, rreth orës 02:00, në restorantin “Agoni” në fshatin Banullë të Lipjanit pas një mosmarrëveshje mes tyre, në bashkëkryerje e kanë privuar nga jeta tani të ndjerin Urim Dushullofci, shkruan betimiperdrejtesi.com

Sipas aktakuzës, të njëjtit fillimisht ishin fjalosur e pastaj e kishin sulmuar të ndjerin Dushullovci dhe të dëmtuarit E.Q dhe S.A me mjete të forta, i ndjeri e kishte përdorur armën e tij për ta evituar sulmin, mirëpo i pandehuri B.B, me revolen e tij në afërsi rreth një metër ka shtënë në drejtim të Dushullvocit katër herë dhe nga plagët e marra, ai ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa të pandehurit kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime, prokuroria i ngarkon të akuzuarit me veprën penale të “vrasjes së rëndë” nga neni 179 i KPRK–së dhe për “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 i KPRK–së.

Artikull nga: https://betimiperdrejtesi.com/mungon-prokurori-shtyhet-gjykimi-per-vrasjen-e-rende-ne-lipjan/

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...