Muaji i Ramazanit: Presidentja uron besimtarët myslimanë

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

“Të gjithë besimtarëve myslimanë dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës ju uroj fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit me dëshirat për agjërim të lehtë”, thuhet në urimin e Presidentes.

Në letrën e saj, Presidentja ka shkruar se ky është muaji kur përmes lutjeve dhe agjërimit tregohet devotshmëria dhe njëkohësisht edhe përkushtimi për të ndihmuar më të dobëtit, më të varfrit dhe për të treguar zemërgjerësinë.

“Ramazani është periudha që i bën bashkë të gjithë njerëzit në reflektim ndaj punës dhe angazhimit për solidaritet dhe trajtim të të gjithëve në mënyrë të barabartë, me dashuri dhe në paqe, ashtu siç e predikon edhe vetë feja Islame. Ky muaj na bën bashkë në përpjekjet tona për të qenë të drejtë dhe solidarë, për të krijuar mirëkuptimin e dashurinë ndërmjet njerëzve dhe në një kohë të sfidimeve i bën bashkë të gjithë njerëzit në përpjekjen për të ndërtuar paqen dhe mirëbesimin”, thuhet në urim. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...