MSA “çarmatos” opozitën

PUBLIKUAR

Ratifikimi i Marrëveshjes për Stabilizim-Asocim për herë të parë, pas shumë seancave të ndërprera, pritet ta “çarmatosë” opozitën dhe me flamur të bardhë ta kthejë në Kuvendin e Kosovës.

Nënshkrimi i MSA-së ditën e djeshme me BE-në duke vënë kështu marrëdhënie kontraktuale me Evropën, shihet si e mirë e madhe edhe për opozitën. Megjithëse, ata hezitojnë për ta pranuar me “plot gojën” votën për këtë marrëveshje, opozita ka garantuar se të paktën bllokime nuk do të ketë, shkruan ‘Zëri’.

Madje, AAK-ja ka përshëndetur edhe publikisht nënshkrimin e MSA-së. Edhe nga analistët “kundërshtimi” i opozitës nuk mendohet të ndodhë.

Ndërkohë, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, ka urdhëruar Kuvendin që të bëjë ratifikimin sa më të shpejtë të këtij procesi edhe pse kjo çështje nuk do të jetë pikë e rendit të ditës të hënën në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, apel në drejtim të opozitës pas nënshkrimit të Marrëveshjes, për të ulur armët dhe për të filluar dialogun, kanë dërguar edhe zyra e BE-së në Prishtinë dhe ambasadat e vendeve të BE-së të cilat tashmë e kanë njohur shtetin e Kosovës. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...