Motra e Elvis Pistës sulmon veturën e personit të dyshimte për vrasjen e vëllait të saj

PUBLIKUAR

eatrisa Pista, motra e të ndjerit Elvis Pista që është vrarë në Rahovec një vit më parë, po mundohet të hakmerret. Ajo gjatë ditës së sotme ka sulmuar veturën e Mentor Veliut, që dyshohet ta ketë vrarë Pistën.

Ky sulm, siç mëson Gazeta Express, ka ndodhur afër Postës në Rahovec. Burimet po ashtu kanë treguar se i dyshuar Veliu në këtë moment ka qenë duke e vozitur veturën e Elvis Pistës, të cilën nuk ua ka kthyer kurrë familjarëve. Këtë sulm mbi veturë Beatrisa e ka bërë me një karrige në prani të qindra njerëzve.

Elvis Pista ishte vrarë me 15 qershor të vitit të kaluar në Rahovec për motive ende të panjohura, në oborrin e restorantit “Jaha Petrol”. Pista ishte kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e PDK-së. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është...

OVL UÇK-ja fton protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka marrë vendim që të organizojë protesta...

Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, Rama: Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë për drejtësi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për protestat që po zhvillohen në kryeqytet...