Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot pothuajse i ngjashëm, si pasojë e masave të fuqishme anticiklonike të cilat janë stacionuar mbi Gadishullin Ballkanik.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, mëngjesi i sotëm do të vazhdojë të jetë me ngrica dhe mjegull, ndërsa mesdita me temperatura pothuajse pranverore.


