
Në videoklipin promocional që reklamon një lojë elektronike, shihet një atlet profesionist duke ikur nga krijesat mishngrënëse.
Ai kërkon nëpër mbeturina dhe gjen një kuti me barna, por një zhurmë e tradhton dhe atë fillojnë ta ndjekin zombit.
Duke ngjitur shkallët fillon të bëjë hedhje në stilin parkur, në përpjekje të “shpëtimit”, transmeton Telegrafi.
Në video ku improvizohet një formë e apokalipsit, thuhet se nuk jemi aspak gati të ikim në rast të ndjekjes nga zombit.
Me gjithë forcën që ka për hedhje dhe ikje, në fund ai përplaset për muri dhe bëhet pre e ndjekësve. /Telegrafi/


