Në Queensland të Australisë, një fëmijë ia ka lëshuar dorën e nënës dhe është hedhur nga dera e trenit, me ç’rast ka përfunduar në binarë.
Familja katër anëtarëshe, ishin duke ecur nëpër platformën e stacionit të trenit, kur fëmija morri këtë ‘vendim’ befasues, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë, atë e kanë nxjerrë shpejtë dhe pa lëndime.
Me anë të kësaj videoje sensibilizuese, kërkohet që prindërit të kenë kujdes kur gjenden në vende të frekuentuara nga makina të ndryshme. /Telegrafi/


