Momenti dramatik kur devijon nga topogani dhe del përjashta (Video)

PUBLIKUAR

Një burrë nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, është lëshuar me shpejtësi në topogan, por nuk ia ka dalë të zë kthesën dhe ka përfunduar përjashta.

Për pasojë, David Salmon e ka thyer dorën, disa brinjë si dhe ka marrë prerje dhe gërvishtje të shumta, pasi ka rënë në një vend shumë të thepisur, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar, shihet duke provuar të ngadalësojë por e ka të pamundur dhe përfundon jashtë.

Mësohet se ekipet e emergjencës, kanë pasur vështirësi derisa e kanë nxjerrë nga vendi ku ishte.

“Lajmi i mirë është se nuk kam nevojë për operim, ndërsa tobogani ishte çmenduri”, ka shkruar ai në Facebook, duke treguar se është mirë dhe po shërohet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...