Moment tmerri: Tornadoja e ngre vogëlushen në ajër (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Pamje shokuese janë shfaqur në internet, ku shihet një fëmijë në Kinë duke u hedhur në ajër, derisa së bashku me disa nxënës ishin mbledhur në oborrin e shkollës për të luajtur.

Tornado 2

Kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur dje, në shkollën fillore Yuanquan në qytetin Guazhoi, transmeton Telegrafi.

Tornado 3

Vajza nëntë vjeçe e quajtur Li Jiaqi është dërguar me urgjencë në spital, dhe për fat ka shpëtuar me vetëm disa lëndime të lehta trupore.

Tornado 4

Por ishte moti i keq që shkaktoi erëra të forta, duke hedhur në ajër xhaketat dhe çantat e nxënësve.

Tornado 5

Nxënësit u detyruan të largohen duke kërkuar vendstrehim, derisa tornadoja goditi vendin ku ishin duke luajtur.

Madje disa prej tyre në video mund të shihen se si shtrihen në tokë, duke shpresuar se nuk do të fluturojnë në ajër sikur shoqja e tyre. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...

Tragjedia në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe mikun, i plagosur axha i tij

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku nga të shtënat me...

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...