Donjeta Gashi, modele ambicioze, me një bukuri magjepsëse mbrapa së cilës që nga fëmijëria fshihej ëndrra e sfilimit, dritave shumëngjyrëshe të skenës, dhe blicit të aparati, në një bashkëbisedim për portalin “Fllesh.Info”, rrëfehet për ëndrrën e saj të fëmijërisë, perspektiven e të qenurit modele në Kosovë.Tregon se profesioni i të qenurit modele në vend nuk sjell benifite shumë të mira. Ndërsa e pëlqen shumë konkurrencën e cila është e egër dhe jo reale. Thotë se libri ka qenë dhe mbetët dashuria dhe pasioni i saj i përhershëm duke treguar për statusin e saj të një vajze beqare dhe për djalin ideal të ëndrrave të saj.
Ndërkaq, portali “Fllesh.Info”, sjell foto ekskluzive të Donjetës të realizuara në bashkëpunim me Studio e bukurisë “Studio W’s Verona”, ditë më parë.
Donjeta Gashi, vajzë ambicioze me bukuri magjepsëse në një bashkëbisedim për portalin tonë tregon se ëndrra e saj e fëmijërisë dhe e cila e bënte të ndihej mirë ishte pasarela dhe prania e aparatit fotografik. Kurse në vitin 2009 ajo bëri hapat e parë të sprovimit të saj në konkursin e bukurisë “Kosova Fashion Week” në Prishtinë. Që nga ajo kohë deri më sot, ka vazhduar ëndrrën e saj në botën e modelimit duke marr pjesë kështu në shumë evente të ndryshme të modelimit si në : spektaklin “Kreatori me i mire Shqiptar,” pastaj në revyja për kreatore të ndryshëm dhe me famë në vend, e deri te reklamat nga më të ndryshmet, duke vazhduar kështu me profesionin e ëndrrave të saj.
E pyetur për benifitet e të qenurit modele në Kosovë, ajo thotë se nga ky profesion nuk ka benifite të mëdha dhe nuk është profesion me shumë perspektiv, por dashuria për modelizmin e ka bërë atë që edhe më tutje të vazhdoj të merret me këtë profesion që e konsideron si profesion dytësor.
“Modelingu ne Kosove nuk ka edhe aq shumë perspektiv, kurse benefiti është shume i ulet. Përfitimet financiare janë jo të mira. Por, angazhimi i vazhdueshëm i një modeleje në Kosovë mund të sjell një rrogë mesatare, ndërsa angazhimi i kohëpaskohshëm nuk sjell fitime të kënaqshme.. Unë, ka vite që e bëjë këtë punë vetëm për hobi dhe me mbështetje të familjes, pasi që në të njëjtën kohë vijoj studimet për Psikologji. Ndërsa ajo çfarë kam fituar unë në këtë fushë është njohja me shumë njerëz, udhëtime të ndryshme dhe eksperienca të bukura” tregon Donjeta.
Më tutje ajo tregon se fillimi i karrierës për secilën modele në Kosovë është shumë i vështir, pasi që nuk ekziston përkrahje e mjaftueshme por inkurajon modelet e reja që e donë këtë profesion që mos të dëshpërohen. Ndërkaq thotë se modelimin mos ta kenë si profesion primar në jetën e tyre, për shkak të pamundësisë së përfitimeve financiare për kohë të gjatë.
E pyetur për jetën e saj private, ajo tregon se është duke bërë studimet për Psikologji, në vitin e dytë. Kurse, tregon se momentalisht nuk është në lidhje dashurie
“Momentalisht nuk jam ne lidhje dashurie me shumë jam përkushtuar në karrierën time, por mund te them që njeriun e ëndrrave të mija nuk do e refuzoja sikur te paraqitej. Kurse tiparet e një mashkulli ideal për mua janë të jetë i mençur, i zellshëm, punëtor dhe mbi të gjitha të jetë i respektueshëm”. Shprehet Donjeta.
Më poshtë, po ju sjellim disa nga fotot e saj të realizuara së fundmi në bashkëpunim me Studio e bukurisë “Studio W’s Verona”, në Prishtinë.







