Mjekët notohën në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lipjan

PUBLIKUAR

Kur i sëmuri shkon te mjeku, përveç tjerash, ka nevojë së paku për fjalë e sjellje të mirë nga ana e stafit mjekësor. Por si do të ndjeheshin mjekët dhe stafi përcjellës, nëse për sjelljen e tyre, do të vlerësoheshin nga pacientët, dhe atë me nota nga 1 që është e dobët e deri me 5 që është shkëlqyeshëm?

Një projekt i tillë, për herë të parë në Kosovë, ka filluar të aplikohet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lipjan.

Tanimë stafi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Lipjan ka marrë vlerësimet e para. Këto vlerësime po jepen nga ana e pacientëve për shërbimet ndaj tyre me anë të projektit: Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor.

Drejtori i kësaj klinike, Agim Krasniqi, vlerëson se kjo mënyrë po ua mundëson që t’i përmirësojnë shërbimet e kërkuara nga ana e pacientëve.

“ Këtë mënyre thjeshtë është tentu që të vendoset një komunikimi sa ma i mirë ne mes ofruesit të shërbimeve mjekësore dhe përfituesit ose marrësit e shërbimeve shëndetësore. Të vrejmë ku janë mangësitë e shërbimeve, çka mund të përmirësohet në kushtet ekzistuese që i kemi si dhe si të planifikohet përmirësimi dhe afati kohor i plotësimit të këtyre kushteve”, tha Krasniqi, transmeton RTK.

Kjo formë e anketimit është mbikëqyrur nga organizata joqeveritare Polis, ku tanimë janë grumbulluar notat e para.

Ylber Reqica  Monitorues i qeverisjes lokale thotë se problemi më i madh nga ana e pacienteve është cilësuar si mungesa e insulinës, ndërsa nga ana pozitive është vlerësuar koha e kaluar nga stafi mjekësor me pacientët.

Sa i përket mungesës së ilaçeve, e thonë edhe vetë pacientët.

Projekti Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH) është financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...