Miriam Cani falënderon fansat!

PUBLIKUAR

foto

Është padyshim njëra ndër këngëtaret me zërin më të bukur në skenën tonë. Bëhet fjalë për Miriam Canin e cila me zërin e saj që herën e parë kur u paraqit në skenë, mblodhi pas vetes mijëra fansa. Kurse sot ata kanë përzgjedhur që të pëlqyerën e tyre at befasojnë në një mënyrë të veçantë…

Se e do publiku, tregon vetë fakti që këngëtarja Miriam Cani ka afro 300 mijë miq në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’. E në këtë faqe edhe vetë këngëtarja e njohur kalon kohë me fansat e saj, ku i njofton për çdo risi, rreth punës, angazhimeve por edhe jetës së saj private. Por, kjo afërsi e saj me fansat i është shpërblyer, pasi që ajo ditë më parë ka marrë një dhuratë shuam të veçantë nga adhuruesit e muzikës së saj.

Bëhet fjalë për një video e cila i ka përmbledhur 300 mijë foto, vizatime e dedikime për këngëtaren Cani dhe të fejuarin e saj, këngëtarin e njohur Alban Skenderaj. E për këtë dhuratë edhe vetë këngëtarja është shprehur shuam e kënaqur, ndërsa derisa i falënderon fansat, ajo thekson se ata janë frymëzimi dhe shpërblimi më i madh i saj.

“Një nga dhuratat më të bukura që mund të na bënit. Një video në të cilën keni bashkuar mbi 3000 foto, vizatime, poezi, dedikime etj që keni krijuar në këto vite për ne. Video do të ngarkohet pas pak në kanalin tonë në ‘Youtube’. Faleminderit veçanërisht Nikol për realizimin e Videos. Ju jeni frymëzimi dhe shpërblimi më i madh”, ishte mbishkrimi i këngëtares dedikuar fansave të saj.

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...